Një minutë zemërim i kushtoka trupit shumë

Sistemit tonë imunitar i duhen 6 orë për të rikuperuar një sulm zemërimi. Ndoshta ju do të mendoni: Atëherë unë duhet të gëlltis zemërimin. JO! Si në rastin e zemërimit të brendshëm, ashtu edhe atij të jashtëm, efekti i një minute në 6 orë është i njëjtë.

Ajo që na duhet të mësojmë është të kultivojmë rituale e zakone që balancojnë më mirë reagimet tona ndaj ngjarjeve dhe të njohim më mirë veten e të tjerët për të kuptuar çfarë na bën seriozë apo çfarë na lëndon.

Çfarë mund të bëjmë për të parandaluar ose zbutur këto sulme që prishin kaq shumë ekuilibra në trupin tonë?

-Meqënëse truri ynë nuk e dallon të vërtetën nga imagjinarja, në të njëjtën kohë që përjetojmë një emocion negativ, duke u mos u ndier mirë, vendosim kujtime të skenave dhe momenteve shumë të bukura të jetës sonë. Truri i interpreton sikur po ndodhin përsëri dhe na sjell gjithë kiminë e mirë të tij nga momentet e kaluara në të tashmen.

-Mjafton të sodisni diçka të bukur sipas neuroshkencëtarit Rick Hanson për të na dhënë një ndjenjë të mirëqenies.

-Duhet të minimizojmë sa më shumë të jetë e mundur situatat e stresit. Planifikimi dhe parandalimi ndihmojnë shumë.

-Praktikoni emocione pozitive të tilla si empatia, mirësia, dhembshuria, dashuria, optimizmi, duke kultivuar një kopsht plot lule në trurin tuaj dhe njerëzit përreth jush, duke mbajtur larg frikën, ankimet, zemërimin, negativitetin, etj. Le të parandalojmë që barërat e këqija ta mbysin këtë kopsht.

-Jetoni të tashmen plotësisht. E kaluara sjell ndjesi faji, kurse e ardhmja, ankth, shqetësim. E rëndësishme është ta mbani të kaluarën për analizë në mënyrë që të keni një të ardhme më të mirë.

-Ashtu si natyra, e cila ruan cikle, të ndryshme, është dhe jeta jonë. Kur të mësojmë ta kuptojmë dhe respektojmë këtë brenda vetes, jo me pranim të nënshtruar, por si qëndrim që gjeneron rezultate konkrete, gjithçka ndryshon tek ne dhe përreth nesh.

-‘Të fikim dritat e skenës sonë’ dhe është shumë e rëndësishme që duke parë pas, të jemi krenarë për rrugën që kemi përshkuar. Mund të jemi empatikë, të sjellshëm, bujarë, por kurrë të mos harrojmë se personi më i rëndësishëm në jetën tonë është vetvetja.


Shtuar 14.10.2021 22:39