“Një leckë pa vlerë…”, Manjani për heqjen e flamurit turk në Gjirin e Lalzit: Se kuptoj pse duhet të grinden shqiptarët

Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, ka reaguar për heqjen e flamurit turk nga Gjiri i Lalëzit.

Manjani është shprehur se shqiptarët nuk kanë pse grinden për një flamur të huaj.

Ai e ka cilësuar të paligjshëm shoqërimin e të riut që hoqi flamurin turk dje nga kulla e vrojtimit në Gjirin e Lalzit.

Sipas tij, vendosja e flamujve pa protokoll vend e pavend, i bën ata një leckë të pavlerë.

Postimi i plotë:

E pabesueshme!

Policia shoqëron dhe kërkon fillim të ndjekjes penale për dikë, i cili në mes të plazhit hoqi një flamur turk nga kulla e vrojtuesit të plazhit!?

E akuzojnë se me këtë gjest nxiti urretje dhe grindje. Madje edhe prishës i rendit publik…

Seriozisht?!

Uau!

E kam sqaruar edhe për parë këtë çështjen e flamujve të huaj, që kur nuk vendosen në mënyrë protokollare, janë thjesht leckë pa asnjë vlerë.

Edhe në këtë rast flamuri i një shteti të huaj i vendosur në koliben e rojes së plazhit, në një hapësirë publike shqiptare është jo protokollar.

Tani të ndjekim pak llogjikën idiote të policisë. Mirë ky që e hoqi flamurin paska nxitur urrejtje, të cilën nuk dihet se si e mati policia, po ata që e vunë atë flamur nuk nxitën ndasi e urrejtje?!

Pse të vësh një leckë si flamur në një vend që sduhet vënë quhet rregull dhe heqja e tij quhet krim?!

Ajo kolibe nuk ishte as ambasada turke, as në territorin Turk, as në anije turke e as pjesë e ndonjë protokolli shtetëror pritje. Atëherë pse një shqiptar spaska të drejtë të heqë flamurin e këtij shteti nga një vend publik shqiptar, të vendosur pa asnjë protokoll?!

Pastaj cili shqiptar u grind me kë për shkak të heqjes së flamurit turk nga ai vend?!

Pse do zihen shqiptarët se u hoq flamuri turk?! Po të kishte hequr flamurin shqiptar, ndoshta… .

Rendi e qetësia publike përse u prish nga heqja e asaj lecke?! Pse vënia e saj e paska qetësuar rendin publik?!

Qartësisht vendosja e flamurit paska nxitur urrejtje dhe ka prishur qetësinë e njerëzve. Heqja ishte thjesht reagimi.

Tani, kush po nxit urretje se spo marrim vesh, shqiptari që ndoshta i ndjerë i fyer, bëri atë gjest apo policia që nuk mbron flamurin e territorin shqiptar por atë Turk?!

Ç’janë këto pislliqe mor aman se na hapën barkun!

Shkoni more kapni kriminelët e trafikantët që na nxorën bojën në gjithë botën.

Lerini flamujt e shteteve tjera se i mbrojnë vetë ata.

Bah, ç’ma nxitën urretjen megjithmend!/albeu.com/