Një i vdekur dhe një i plagosur, sulm me armë ndaj një spitali në Francë

Një sulm me armë ka ndodhur ditn e  sotme në Paris, Francë.

Sipas Reuters, një person ka vdekur dhe një tjetër ishte plagosur dhe po trajtohej në spitalin para të cilit ishte qëlluar.

Sulmuesi iku me një motor, tha burimi, duke shtuar se asgjë nuk dihej për motivin e sulmit.

Ndërkohë mediat raportojnë se sulmuesi kishte një armë të fshehur pas shpinës dhe iku me një motor.

Një nga viktimat është një roje sigurie dhe “personi që ka qëlluar është në arrati”.

Televizioni BFM raportoi se personi i vrarë është një burrë dhe personi i plagosur është një grua që po punonte si agjente e sigurisë për spitalin.

Spitali, në lagjen e 16-të, është gjithashtu një qendër vaksinimi COVID-19. /albeu.com/

 


Shtuar 12.04.2021 16:25