Ky është shqiptari që i hoqi tubat e oksigjenit shokut të dhomës: Nuk e bëra unë, s’jam vrasës!

Një shqiptar në Greqi akuzohet se i ka hequr kabllon të bombulës së oksigjenit të moshuarit grek, duke i marrë jetën.

Në një intervistë për emisionin “TLIVE”, ai pretendoi se nuk kishte asnjë lidhje me incidentin dhe deklaroi se po shikonte me padurim përpjekjet e mjekëve për të shpëtuar 76-vjeçarin.

“Çfarë kabllosh thoni tani, nuk mund të ngrihesha nga shtrati. Jo, unë po përpiqesha ta ndihmoja, kisha dhimbje kur e shihja ashtu. A jam vrasës tani?

Ata do të na bëjnë vrasës. I moshuari nuk ishte në gjendje të mirë dhe mjekët e dinë,“-tha ai.

Ndërkohë mediat greke kanë marrë në intervistë dhe ish-bashkëshorten e tij, e cila e përshkruan shqiptarin si një të alkolizuar.

“Nuk mund ta duroja më pijen dhe u ndamë. Një herë e padita për rrahje dhe e tërhoqa pas. Ai piu dhe më goditi. Më vjen keq për njeriun që vdiq. Çfarë të them?,“-u shpreh ajo. Ndërsa e bija u shpreh kështu:

Me sa di unë, babai im nuk ka rekorde penal. E vërteta është që unë nuk kam asnjë kontakt me babanë tim sepse ai është i alkoolizuar dhe unë kurrë nuk kam pasur marrëdhënie të mira me të. Hera e fundit që e pashë ishte në prag të Vitit të Ri sepse motra ime e kishte thirrur dhe unë duhej ta duroja.

Disa ditë më parë mediat greke publikuan lajmin se 60-vjeçari shqiptar i hoqi tubat e oksigjenit shokut të dhomës teksa po kuroheshin të dy nga pandemia e koronavirusit.  /albeu.com/

 

 

 

Shtuar 12.04.2021 04:04