Një ditë pas tragjedisë së 7-vjeçares, motori i ujit mbi “kokat e njerëzve” te Gjiri i Lalzit, alarmohen pushuesit (VIDEO)

Sapo janë mbushur 24 orë nga tragjedia në Potam të Himarës, ku një 7-vjeçare u përplas dje me skaf nga polici Arjan Tase dhe humbi jetën, ende motorët e ujit ende qarkullojnë lirshëm.

Në videon e mësipërme shihet një motor uji që lundron me shpejtësi të madhe në zonën e Gjirit të Lalzit gjatë ditës së sotme, ndërkohë që shumë pranë gjenden pushues që lahen. Policia sot ka zbarkuar në jug të vendit, por duket se u ka dalë nga ‘mendja’ kontrolli në Durrës./albeu.com


Shtuar 3.08.2022 20:05