Zëvendësministri i Punëve të Brendshme në Maqedoninë e Veriut, Nazim Bushi, ka njoftuar sot fillimin e zbatimit të ligjit për përdorimin e gjuhës shqipe në uniformat policore, përcjell INA.
“Pas hyrjes në fuqi të Dekretit për uniformat dhe shenjat në uniformat e POLICISË në bazë të Ligjit për përdorimin e Gjuhës Shqipe, sot bashkë me kolegun Oliver Spasovski po nisim të zbatojmë të njëjtin dhe në praktikë.
Me këtë po përmbushet edhe një premtim që buron nga Marrëveshja e Ohrit ku uniformat e policisë do të janë edhe në SHQIP.
Kjo përbën edhe një hap drejtë plotësimit të obligimit ligjor por edhe rritjes së mirëbesimit ndërmjet policisë dhe qytetarit, kurse ky mirëbesim do të ndikojë edhe në krijimin e institucioneve më të hapura dhe më demokratike”, theksoi zëvendësministri Bushi.
Sipas tij, ky vendim tashmë është shpallur edhe në Gazetën Zyrtare./INA