Nis seanca e dytë e Legjislaturës së 10-të të Kuvendit

Ka nisur e dytë e Legjislaturës së 10-të të Kuvendit. Në senacën e dytë do të betohen 140 deputetet e dalë nga zgjedhjet vendore të 25 prillit.

Kujtojmë se nga zgjedhjet e 25 prillit, Partia Socialiste ka marrë 74 mandate, PD-AN 59 mandate, LSI 4 mandate dhe PSD 3 mandate.

Gramoz Ruçit i ka kaluar mandatin Mirela Pitushit, Najada Çomo është zëvendësuar nga Mimi Kodheli, Lefter Koka nga Denis Deliu dhe Mark Marku nga Elda Hoti.

Gjithashtu gjatë ditës së sotme në Kuvend do të votohet edhe kryetarja e re e Kuvendit të Shqipërisë që do të pasojë Gramoz Ruçin. Ky i fundit është larguar nga politika./albeu.com


Shtuar 10.09.2021 17:10