Afganistani mund të përjetojë një luftë civile. Kjo pasi kanë nisur grumbullimet e shumta të atyre ushtarakëve që janë kundër regjimit taliban dhe që kanë premtuar të bëjnë rezistencë deri në vdekje.
Ali Nazary, kreu i marrëdhënieve me jashtë për Frontin e Rezistencës Kombëtare të Afganistanit, tha për BBC, se ata duan të vazhdojnë negociatat paqësore, por nëse kjo formë dështon, ata paralajmërojnë se do të përballen dhëmbë për dhëmbë me telebanët.
Drejtuesit e rezistencës kanë thënë gjithashtu se talebanët tani po përparojnë në rajon, në verilindje të kryeqytetit Kabul.
Amrullah Saleh, i cili ishte nënkryetar në qeverinë e rrëzuar nga talebanët dhe tani është i vendosur në Panjshir, shkroi në Tëitter se talebanët kishin grumbulluar forca pranë hyrjes në luginë.
Sipas të dhënave nga BBC, Panjshir ka grumbulluar rreth vetes besimin e mijëra qytetarëve, të cilët janë shprehur të gatshmëm për të luftuar kundër Talebanëve nëse do të jetë nevoja. Për Panjshir, talebanwt janw thjesht disa shpellar që nuk ja vlen të tërhiqesh para tyre./albeu.com