Prokurori i SPAK, Ols Dado i ka drejtuar të gjitha bankave të nivelit të dytë në Shqipëri, që të japin informacion për pasurinë e Erion Veliajt, bashkëshortes së tij, Ajola Xoxa, vellait, Arbër Veliajt dhe nënës së tij, Shqiponjë Veliaj.
SYRI ka siguruar në mënyrë ekskluzive kërkesën që prokurori i SPAK, Ols Dado i ka drejtuar të gjitha bankave të nivelit të dytë në Shqipëri, që të japin informacion për pasurinë e Erion Veliajt dhe familjarëve të tij.
Në kërkesën e SPAK për bankat, kërkohet që të vendoset në dispozicion çdo informacion që lidhet me veprimet bankare dhe transaksionet financiare të kryera brenda dhe jashtë vendit për personat e cituar më lart.
Gjithashtu SPAK ka kërkuar informacion edhe nëse këta persona kanë marrë kredi.
Në 30 prill, kryebashkiaku Erion Veliaj dëshmoi në SPAK për 8 orë me radhë për dosjen e inceneratorëve.
Kryebashkiaku deklaroi para gazetarëve se kishte shkuar si ‘bashkëpunëtor’, pasi kishte kohë që e kishte kërkuar vetë një takim.