Nis Kuvendi Kombëtar, Basha lë selinë blu 1 orë me vonesë e arrin në Pallatin e Kongreseve (FOTO&VIDEO)

Gati 1 orë me vonesë nga orari zyrtar i publikuar nga vetë PD, Lulzim Basha është nisur nga selia e PD drejt Pallatit të Kongreseve.

Siç mund ta shihni edhe në fotot e bashkëngjitura lajmit, Basha tashmë ka mbërritur në Pallatin e Kongreseve ku zhvillohet Kuvendi Kombëtar i PD, i thirrur nga kryetari në detyrë.

“Lulzim Basha, Lulzim Basha, Lulzim Basha,”– thërritën demokratët e pranishëm në sallën e Pallatit të Kongreseve.

Në Kuvendin Kombëtar të PD pritet ta votohen ndryshime statusore, ndërsa po ashtu do të miratohet edhepropozimi i nënkryetaritEnkelejd Alibeaj, që në strukturat e kësaj partie të mos ketë individë të shpallur ‘non grata’. Nryshime të tjera që pritet të bëhen nesër në statut janë të krijohet Aleanca Qytetare për Demokracinë si organizate partnere e PD-së, pra siç është FRPD dhe Forumi i Gruas. /albeu.com/

 


Shtuar 18.12.2021 12:01