Basha e hoqi nga PD, shihni vendin ku u ul Berisha në Kuvend (FOTO LAJM)

Ish-kryeministri Sali Berisha pavarësisht goditjes së madhe që mori nga kryetari i PD Lulzim Basha, ka zgjedhur të marrë pjesë në Kuvendin e Shqipërisë si deputet.

Ky përjashtim erdhi pas vendimit të SHBA për të shpallur Berishën dhe familjen e tij “non grata” dhe presionit të ambasadores Yuri Kim mbi PD.

Po ku u ul Berisha në Kuvendin e ri i cili nisi sot punimet? 

Berisha ka zgjedhur të ulet në fund të Kuvendit, në rradhët e parafundit, në krah të Monika Kryemadhit dhe Tritan Shehut.

Njeriu që shet Partinë Demokratike në pazare të fëlliqura me Edi Ramën. Është njeriu që do të marrë përgjigjen që meriton. Lëvizja ime e radhës është një lëvizje statutore. Lëvizjet janë të ndryshme, por emergjenca është kjo, Partia Demokratike do të vendosë legjitimitetin e grabitur nga Rama-Basha.  /albeu.com

 


Shtuar 10.09.2021 10:27