Nis faza e dytë për numërimin e votave të kandidatëve, shtohen “ethet” për vendin në Kuvend

Paraditen e sotme, në orën 09:00 do të nisë zyrtarisht dhe procesi i numërimit të votave të kandidatëve për deputetë nga listat e partive politike.

Procesi i numërimit nisi ditën e djeshme për disa qendra votimit mirëpo u ndërpre në orën 00:00, për të rinisur ditën e sotme në orën 09:00.

Deri tani procesi i numërimit të votave ka përfunduar vetëm në Bashkinë Poliçan, ku kandidati më i votuar është Blendi Klosi me 1833 vota. Kandidati për deputet më i votuar në vend, deri tani, është vetë kryeministri Edi Rama. Në listën e Vlorës, Rama ka marrë 10 mijë e 117 vota, duke thyer edhe herësin e votave. I dyti në radhë vjen Flamur Hoxha, nga lista e PD-së në Kukës.

Dhjetë kandidatë më të votuar në vend deri më tani janë

Edi Kristaq Rama PS-Vlorë

Flamur Lutfi Hoxha PD-AN-Kukës

Aurora Xhavit Mara PS-Dibër

Saimir Shpend Hasalla PS-Elbasan

Niko Aleks Peleshi PS-Korçë

Damian Lekë Gjiknuri PS-Vlorë

Vullnet Ruzhdi Sinaj PS- Vlorë

Gerta Shyqyri Duraku PS-Kukës

Blendi Pellumb Klosi PS-Berat

Isuf Zenel Celaj PD-AN-Kukës


Shtuar 28.04.2021 07:45