Niko Peleshi mbledh sot kryetarët e grupeve parlamentare

Këtë të hënë, kryetari i ri i Kuvendit, Niko Peleshi, ka thirrur në një takim drejtuesit e grupeve parlamentare, me qëllim diskutimin mbi formimin e strukturave të reja parlamentare.

Nga ky proces, do të kërkohen emrat për kryesitë dhe anëtarësitë e komisioneve parlamentare, Këshillin e Rregullores dhe Mandateve, si dhe përbërjen e Byrosë Parlamentare.

Të lidhura

None found

Ky zhvillim vjen pas seancës së betimit të deputetëve të rinj, e cila u mbajt të premten dhe ku u zgjodh kryetari i ri i Kuvendit.

Në legjislaturën e re, 138 deputetë bënë betimin, ndërsa dy mandate u lanë vakant nga Tom Doshi dhe Sabina Jorgo, që iu transferuan Osman Tatës dhe Bledar Mezinit.

Opozita e ka cilësuar procesin e ndarjes së komisioneve si vendimtar për balancat në Kuvend, duke paralajmëruar se do të mbajë një qëndrim të fortë për të mos lejuar kapjen e institucioneve nga mazhoranca.

Në vijim të javës, pritet që qeveria “Rama 4” të dalë për votëbesim në Kuvend, në një klimë politike të tensionuar.


Shtuar më 15.09.2025 08:39

dünyanın en iyi bahis siteleriBursa Escortgüvenilir bahis sitelerijojobetyasal bahis siteleritürkiye yasal bahis sitelerijojobetjojobet girişjojobet güncel girişjojobetjojobet girişjojobet güncel giriştürkiye yasal bahis sitelerislot sitelerijojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişcratosroyalbet