Rishi Sunak dhe Liz Truss do të përballen me njëri-tjetrin në garën për lider të Partisë Konservatore, pasi Penny Mordaund ishte kandidatja e fundit që u eleminua.
Në raundin e pestë të votimit nga deputetët konservatorë, pretendentët e lidershipit morën mbështetjen e mëposhtme:
• Penny Mordaunt – 105
• Rishi Sunak – 137
• Liz Truss – 113
Ish -kancelari dhe sekretari i jashtëm përfunduan në dy vendet e para pas pesë raundeve të votimit nga deputetët konservatorë.
Mordaund rezultoi e dyta në të gjitha raundet e mëparshme të votimit, ndërsa në raundin e fundit doli e treta, duke u eleminuar kështu.
Të dy konkurrentët do të bëjnë fushatë në javët në vijim për të bindur rreth 180,000 anëtarët e Partisë Konservatore me të drejtë vote.
Fituesi i zgjedhjeve do të zgjidhet më 5 shtator.