Ditën e djeshme, një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Pejë, ku një person dyshohet se ka tentuar ta vrasë një person tjetër, duke e goditur me sëpatë në kokë, raporton Gazeta Sinjali.
Rastin e ka konfirmuar Policia e Kosovës, të cilët kanë bërë me dije se i dyshuari është arrestuar.
“Drejtoria Rajonale e Policisë nё Pejë, Stacionin Policor në Pejë, me datë 28.02.2024, nga viktima është njoftuar se gjerë sa ishte në rrugën “Konferenca e Bujanit” në Pejë, ishte goditur me sëpatë në kokë nga një person, me ç ’rast i kishte shkaktuar lëndime.
Policia menjëherë i është përgjigjur rastit dhe ka kryer shikimin e vendit ngjarjes.
Pas një pune intensive të hetuesve me datë 28. 02. 2024, është identifikuar dhe arrestuar i dyshuari:
– I. I. i lindur 1983″, thuhet në komunikatën e Policisë.
Pas përfundimit të procedurave policore, Prokurori i Shtetit ka nxjerrë aktvendim që të dyshuarit t’i caktohet masa e ndalimit policor, në dyshimet për kryerjen e veprës penale ‘Vrasje e rëndë e mbetur në tentativë’.
Sinjali do të iu mbajë të informuar me detajet e reja lidhur me rastin.