Kontratë 2 vjeçare, nga Spanja e bëjnë të sigurtë, Allegri favorit për stolin e Realit (FOTO LAJM)

Gara për stolin e Real Madrid bëhet e vrullshme dhe, dita ditës, ka detaje të reja që, natyrisht, së shpejti do të çojnë në pikën e kthesës.

Florentino Perez nuk po ngutet dhe mori kohën për të vendosur. Lista e kandidatëve është thuajse e prerë deri në kockë, shkruan Albeu.com.

Sipas gazetës AS, Massimiliano Allegri dhe Raul, janë dy kandidatët, por me ish-trajnerin e Juventusit të favorizuar për shkak të përvojës së tij në stolin e Juventusit, dhe për titujt e kampionatit të fituar dhe për finalet e Champions League (2 të humbura).

Pas dy vitesh larg futbollit, Allegri është me të vërtetë i gatshëm të kthehet në lojë dhe gjithashtu në një mënyrë të shkëlqyeshme.

Në Itali gjithashtu e dëshiron De Laurentiis, i cili me Gattuso ka qenë në mosmarrëveshje për disa kohë dhe po pret vetëm ditën e fundit për të mbyllur më pas marrëdhëniet me trajnerin kalabrez.

Një kontratë dy-vjeçare është tashmë e gatshme për Allegrin në Madrid.

Me La Ligan që përfundon këtë javë është ende shpejt për t’u përcaktuar trajneri i ri.

Megjithatë gjithçka pritet të kompletohet dhe pas Ançelotit një tjetër italian do të kalojë në stolin prestigjioz të Realit. /albeu.com/

Shtuar 18.05.2021 12:05