Nga portokallet te turizmi/ Auron Tare ironizon Ramën dhe Ballën: Nuk është ariu rus që po na shqetëson pyllin, por çakenjtë tanë

Përmes një shkrimi të gjatë në rrjetet sociale, studiuesi Auron Tare, ka ironizuar deklaratat e kryeministrit Edi Rama dhe të eksponentëve të tjerë të Partisë Socialiste se pas protestave fshihen agjentë të huaj, fillimisht Irani e së fundmi Rusia.

Tare teksa ka ndarë një bisedë nga një takm me Sergej Hrushov, djalin e ish-liderit të Bashkimit Sovjetik, Nikita Hrushov ka bërë një paralelizëm mes periudhës kur Shqipëria komuniste e Enver Hoxhës, prishi marrëdhëniet me Bashkimin Sovjetik dhe marrëdhënieve jo të mira me Rusinë.

Të lidhura

None found

Studiuesi deklaron se Shqipëria si në periudhën e diktaturës dhe tani, vuan nga ideja se bota rrotullohet rreth vendit tonë dhe të gjithë mendojnë sesi të dëmtohet vendi.

Po ashtu, ai thotë se këto janë deklarata që sa herë ka probleme të cilat nuk i zgjidhin dot shpikin armiq të jashtëm.

Shkrimi i plotë:

“Rusët dhe Ariu”

Profesor Sergej Hrushov më priste përpara hyrjes së Universitetit të Rhode Island. Kisha bërë një udhëtim të gjatë për ta takuar. Më shtynte një kureshtje e vjetër, të dëgjoja jo vetëm kujtimet për të atin, Nikita Hrushovin, ish-udhëheqësin e Bashkimit Sovjetik, por edhe ç’mund të dinte ai për Shqipërinë, atë vend të vogël që, sipas zakonit tonë të hershëm, e kemi përfytyruar gjithnjë si boshtin rreth të cilit rrotullohet historia e botës.

Pasi u përshëndetëm, më tregoi udhën. E ndoqa pas. Profesori hapat i kishte të ngadalshëm, por mendjen të kthjellët.

Sapo u ulëm, e pyeta për vizitën që i ati kishte bërë në Shqipëri.

“E mbaj mend”, – tha. “Isha djalosh, por më kujtohet mirë. Babai qëndroi afërsisht tri javë.”

Tri javë! M’u duk një kohë e pazakontë.

Ç’mund të bënte për tri javë në Shqipëri udhëheqësi i një superfuqie? – e pyeta.

Profesori buzëqeshi.

“Ishte thjesht kureshtar. Donte ta njihte vendin. Për më tepër, e pritën me nderime të mëdha.”

Nuk i shpëtova tundimit.

“Megjithatë, më vonë Enver Hoxha e akuzoi se donte ta shkatërronte Shqipërinë. Thoshte se Hrushovi kërkonte t’i linte shqiptarët pa bukë, duke i këshilluar të mbillnin portokalle në vend të grurit.”

Profesori qeshi lehtë, me atë qeshjen e njerëzve që e kanë dëgjuar shumë herë marrëzinë politike.

“Kur e ndihmoja babanë të përgatiste kujtimet, më ka përmendur Shqipërinë. Nuk e çmonte Hoxhën. E quante mosmirënjohës dhe të dhënë pas madhështisë së vet. Por më thuaj, për ç’arsye Bashkimi Sovjetik do të donte ta dëmtonte Shqipërinë? Ç’interes kishte? Shqipëria ishte një vend i vogël, për të cilin në Moskë dinin fare pak”, – pushoi pak dhe, pasi piu një gllënjkë kafe, vazhdoi – “Babai mendonte se klima juaj ishte e përshtatshme për agrume. Portokallet e mandarinat kishin treg të sigurt. Grurin mund ta merrnit me shkëmbim. Për Bashkimin Sovjetik, furnizimi i Shqipërisë me grurë nuk përbënte asnjë barrë. Prandaj, akuza se donte ta linte Shqipërinë të vdiste urie ishte, në rastin më të mirë, një fantazi politike”.

Koha, siç ndodh rëndom, e ka dhënë gjykimin e vet. Sot Jugu i Shqipërisë nuk njihet për arat me grurë, por për plantacionet e agrumeve që mbulojnë kodrat e fushat.

Pastaj e pyeta:

Po përse sovjetikët nuk e rrëzuan Hoxhën?

Profesori më vështroi me sytë e tij blu.

“Biri im, Bashkimi Sovjetik kishte halle shumë më të mëdha sesa të merrej me Shqipërinë. Mos vallë mendoni se nuk mund ta rrëzonte një diktator provincial, po ta kishte vërtet atë qëllim?”

Kjo bisedë më është kujtuar këto ditë, kur në Tiranë dëgjojmë se pas protestave fshihet dora e rusëve.

Duket sikur historia ka vetëm një zakon, ndryshon dekorin, por lë të njëjtët aktorë.

Dikur thuhej se rusët donin të na shkatërronin me portokalle, sot thuhet se duan të na shkatërrojnë turizmin.

E megjithatë, pyetja e profesorit mbetet po aq e thjeshtë, sa edhe e pakëndshme:

Përse Rusia do të kishte një interes kaq të madh për Shqipërinë?

Mos vallë Kremlini nuk fle natën nga vizitat e kryeministrit shqiptar në Ukrainë?

Apo nga premtimet e Bashkisë së Tiranës për të ndërtuar nja dy shkolla atje?

Mos vallë Putinin nuk e zë gjumi se Zelenski (lideri i korruptuar sipas agjencive të inteligjencës amerikane) nderoi maminë tonë me Medaljen e Princeshës Olga?

Nuk jam njohës i gjeopolitikës dhe nuk marr përsipër të jap mësime për punët e mëdha të botës. Por një gjë më duket e qartë, fuqitë e mëdha nuk harxhojnë energjitë e tyre për mite provinciale. Kur kanë interesa të mëdha, veprojnë, kur nuk kanë, na lënë të merremi me hijet që krijon vetë imagjinata jonë.

Shqipëria ka vuajtur gjatë nga një sëmundje e vjetër, bindja se bota zgjohet çdo mëngjes duke menduar për ne. Është një mendjemadhësi që e kemi trashëguar prej propagandës, jo prej historisë.

Çuna, ndoshta nuk është ariu rus ai që na trazon pyllin.

Mbase pyllin tonë e trazojnë më fort çakenjtë tanë, që sa herë u mungon një përgjigje për hallet e vendit, nxitojnë të shpikin një armik të largët. E kur pylli zbrazet, kur qytetarët varfërohen dhe besimi shuhet, fajin e kërkojnë gjithmonë diku larg, te Ariu.


en çok kazandiran casino sitelerigrandpashabet linkMilanobetHoliganbetJojobetultrabetHoliganbetHoliganbetHoliganbetgrandpashabetbetkolikbetosferKickmatbetjojobetMadridbetMadridbetMadridbetMadridbetultrabetKavbetcasibomJojobetjojobetjojobetjojobetcasibomcasibomcasibomcasibomcasibom girişholiganbetBetpasjojobetPerabetjojobet girişcasibomJojobetbetciobetcio girişbetcio girişjojobetjojobetjojobet girişcasibom girişcasibombetist