Gimbo ndan momente të veçanta me ndjekësit, Selin takohet me vjehrrën

Çifti i njohur nga “Big Brother VIP Albania 5”, Selin Bollati dhe DJ Gimbo (Gëzim Blakaj), vazhdojnë të jenë në qendër të vëmendjes së publikut. Së fundmi, Gimbo ka ndarë një foto të ngrohtë në Instastory, ku shfaqet i buzëqeshur mes dy personave më të rëndësishëm për të: nënës dhe partneres së tij, Selin.

Krahas imazhit, ai ka vendosur mbishkrimin domethënës “Familja”, duke treguar qartë lidhjen e fortë që po ndërtojnë.

Të lidhura

None found

Aktualisht, çifti po kalon disa ditë të bukura në Kosovë. Selin ka udhëtuar nga Tirana drejt Istogut për t’u bashkuar me partnerin e saj dhe për të kaluar kohë me familjen e tij. Ky gjest tregon se marrëdhënia e tyre po bëhet gjithnjë e më serioze, duke kaluar nga një romancë televizive në një lidhje interesante jashtë ekranit.

Selin Bollati, fituese e edicionit të pestë të “Big Brother VIP Albania”, e cila u dallua për energjinë e saj pozitive dhe për lidhjen e fortë me publikun dhe DJ Gimbo (Gëzim Blakaj) Artist dhe DJ nga Istogu, Kosovë, i cili u bë i njohur për pjesëmarrjen në të njëjtin edicion të BBVA janë një nga çiftet më të dashur të showbiz-it shqiptar. Nga postimet e tyre të fundit në rrjete sociale, të mbushura me dashuri dhe momente familjare, duket se lidhja e tyre po forcohet dita-ditës.


Shtuar 30.04.2026 21:47

Tags: ,