Nga Kosova në Shqipëri, Albin Kurti voton në Tiranë (VIDEO)

Edhe kryeministri i Kosovës Albin Kurti do të votojë ditën e sotme në Shqipëri.

Burimet bëjnë me dije se në orën 09:00, Albin Kurti do të votojë në Tiranë për zgjedhjet parlamentare.

Kurti do të ushtrojë të drejtën e tij në qendrën e votimit kopshti nr. 31, në zonën e ish-Bllokut në Tiranë.

Në qarkun e Tiranës, nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje kandidon si i pavaruar, Bojken Abazi.

Po ashtu, LVV ka garues edhe në Gjirokastër e Lezhë.  /albeu.com/

 

 

 


Shtuar 25.04.2021 08:30