Ylli i Manchester United, Antony, ka folur për jetën e tij në lagjet e varfëra dhe të rrezikshme të Brazilit.
Anësori brazilian iu bashkua Manchester United gjatë merkatos së verës nga Ajax. Ai ka treguar vështirësitë që ka hasur gjatë jetës për të arritur në këtë që është sot.
“Kam lindur në ferr. Nuk është shaka. Për miqtë e mi evropianë që nuk e dinë, favela në Sao Paulo ku u rrita quhej Inferninho, që do të thotë ‘ferr i vogël’. Nëse vërtet doni të më kuptoni si një person, atëherë duhet të kuptosh nga kam ardhur unë, historia ime, rrënjët e mia, Inferninho. Është një vend famëkeq. Pesëmbëdhjetë hapa nga shtëpia ime ishin gjithmonë trafikantët që bënin biznes. Era ishte e pranishme vazhdimisht në dritaren tonë. Mbaj mend që një të diel babai im u ngrit nga divani dhe u bërtiti djemve që të shkonin në rrugë dhe të na linin vetëm për të parë ndeshjen,” tha Antony.
Ai gjithashtu zbuloi se një herë ai u hodh mbi një kufomë rrugës për në shkollë, që është një pamje që asnjë fëmijë nuk duhet ta shohë.
“ Sikur t’i dinit disa nga gjërat që kam parë…. Vetëm ata që e kanë jetuar mund ta kuptojnë. Në rrugën time për në shkollë një mëngjes, kur isha ndoshta 8 ose 9 vjeç, ndesha me një burrë të shtrirë në rrugicë. Ai nuk lëvizte. Kur u afrova, kuptova se ai kishte vdekur. Në favela, bëhesh i mpirë ndaj këtyre gjërave. Nuk kishte rrugë tjetër për të kaluar dhe më duhej të shkoja në shkollë. Kështu që mbylla sytë dhe kapërceva mbi trupin e pajetë”, shtoi braziliani.
Ai kujton kohën kur luante futboll në favela.
“Çdo ditë vëllai im më i madh më çonte në shesh për të luajtur futboll. Në favela luajnë të gjithë, fëmijët, të moshuarit, mësuesit, punëtorët e ndërtimit, shoferët e autobusëve, tregtarët, gangsterët. ë kohën e babait tim ishte një fushë me dhe. Në kohën time ishte asfalt. Në fillim luaja këmbëzbathur, me këmbë të gjakosura. Nuk kishim para për këpucë. Isha i vogël, por dribloja me një ashpërsi që vinte nga Zoti. Driblimi ishte gjithmonë diçka brenda meje. Ishte një instinkt natyror. Dhe unë nuk pranova të përkulja kokën para askujt.”/ h.ll/albeu.com