Nga fëmijë, sot kryeministër! Rama tregon historinë e tij në politikë, rrëfimi i ndjerë i Anetës (VIDEO)

Ndërkohë që kanë mbetur pak orë nga zgjedhjet e 25 Prillit, kryeministri Rama ka postuar një video domethënëse e cila tregon rrugëtimin e tij në politikë, dhe dëshminë e nënës së ndjerë Aneta Rama.

“Edi është djalë që do dëshironte cdo nënë ta kishte. Rama ka forcën dhe vullnetin ta cojë këtë vend përpara” shprehet në video nëna e ndjerë e Ramës.

“Ajo që më tërheq nga Edi është ndjeshmëria”– thotë Linda Rama në video.

Më pas video vazhdon me deklaratat e Ramës përgjatë viteve, deklaratave të thëna nga ai kur ishte në fillimet e karrierës. Nga kronikat e atentatit të bërë ndaj tij e deri te fushata e kaluara elektorale, Rama i shfaq të gjitha në video duke shkruar: MIRËMËNGJES  ishte dikur Tirana Ditë të mbarë.

Kryeministri Edi Rama ka përdorur në video këngë të ndryshme, mirëpo kënga e reperit Noizy, ‘Flas gjuhën e kampionit’ është ajo që Rama zgjodhi në një moment shumë delikat të videos, aty ku u bë e ditur se do të ndërtohet arena kombëtare të futbollit në Tiranë.

“Një për të gjithë dhe të gjithë për një, si një familje, të bashkuar për Shqipërinë” -thotë në fund Rama.

 

 

Shtuar 23.04.2021 08:04