Një sasi tritoli ka shpërthyer rreth orës 03:20 të mëngjesit të sotëm në banesën e Skënder Likës në Sanxhak të Laçit.
Për shkak të shpërthimi të fuqishëm, janë shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale dhe po ashtu dëmtime ka edhe te banesat përreth.
Kush është Skënder Lika?
Skënder Lika është një emër i njohur për policinë.
Skënder Lika është autori i vrasjes së Rakip Rolit, i cili pas ngjarjes arratis menjëher nga vendi i krimit së bashku me të birin.
Ngjarja ka ndodhur më 10 dhjetor 2021.
Skëndër Lika rezulton të jetë xhaxhai i Ilir Likajt, i arrestuar si autor i dyshuar i ekzekutimit të dy biznesmenëve Paulin Gjergji dhe Bujar Lika në Laç.
Likaj dyshohet se e kreu krimin bashkë me Bujar Lamajn dhe dy persona të tjerë duke patur lidhje me elementë kriminalë të njohur në zonën e Laçit dhe Mamurrasit.
Ekzekutimi i Rakip Rolit ndodhi rreth orës 8:45 (10 dhjetor 2021) në dalje të Sanxhakut duke shkuar për në Mamurras. Dyshohet se autorët kanë qenë në këmbë dhe kanë qëlluar me breshëri kallashnikovi ndaj tij në momentin që ai po kalonte me makinë pranë tyre.
Pasi u qëllua disa herë, makina humbi kontrollin duke u përplasur me dy automjete të tjera që ndodheshin rastësisht aty./Albeu.com/