Nga Dos Santos te Magube, pse liderët afrikanë nuk lihen të pushojnë në paqe?

Nga BBC

Të qenit president në Afrikë do të thotë se do të ketë disa problematika për vendin tuaj të prehjes kur të ndërroni jetë.

Momentalisht ka mosmarrëveshje se ku do të varroset ish-presidenti i Angolës, Jose Eduardo dos Santos , i cili ndërroi jetë në Spanjë më 8 korrik.

Presidenti aktual Joao Lourenço dhe gruaja e tij e katërt z.Dos Santos duan ta sjellin trupin e tij në shtëpi për nje funeral shtetëror dhe varrim në një mauzoleum, pasi sipas tyre një varrim i tillë i takon.

Por vajza e tij dëshiron një funeral privat dhe një varr në Spanjë, ku fëmijët e tij mun ta vizitojnë, shkruan Albeu.com.

Ajo thotë se ka mbështetjn e disa prej vëllezërve dhe motrave të saj që përballen me akuza për korrupsion në Angola dhe mund të arrestohen nëse kthehen.

Nga nga fëmijët e Dos Santos thotë së shteti nuk ka asnjë detyrim kushtetues për të marrë përgjegjësinë për varrimin e babait të tij dhe vendimin duhet t’i mbetet familjes.

Në vitin 2019 pari një situatë të tmerrshme të ngjashme në Zimbabve, kur Robert Magabe ndërroi jetë pothuajse dy vite pasi 37 vitet e tij në pushtet përfunduan.

Të gjithë menduan se zoti Mugabe do të varresoj në Acren e Heronjve Kombëtar në kryeqytetin, Harare.

Akra e Herojnve ishte ndërtuar pikërisht prej tij dhe ai kishte mbikëqyrur varrimin atje të shumë ish-shokëve të tij në luftën çlirimtare.

Z.Mnangaga filloi të ndërtonte një mauzoleum mbreslënës për liderin e pavarësisë, por familja e Maguba nuk do të kishte asgjë, pasi ai ishte dëbuar nga pushteti dhe tradhtuar nga togerët e tij.

Pas disa jvësh grindje, familja e fitoi të drejtën dhe Magube, heroi i padiskutueshëm i luftës çlirimtare të Zimbabvesë, u varros në fshatin e tij të lindjes, pa praninë e ndonjë përfaqësuesi zyrtar.

Edhe Kenneth Kaunda, presidenti i parë i Zambisë pas pavarësisë , nuk mundi të gjente një vend pushimi vitin e kaluar pa shpërthyer një mosmarrëveshje.

Sipas familjes, ai donte të prehej pranë gruas së tij dhe jo në vendin zyrtar që kishte caktuar qeveria.

Për momentin, familja nuk ka insistuar për të drejtat e tyre dhe “KK”,siç njihet me dashuri i ndjeri Z. Kaunda, është varrosur në Parkun Memorial të Ambasadës në kryeqytet, Lusaka./Përshtati në shqip-Albeu.com