Nga bombardimet në Lviv te marrja e kontrollit të qytetit pranë Çernolibit, mësoni se çfarë ka ndodhur së fundmi në Ukrainë

Albeu.com më poshtë ju sjellë disa nga zhvillimet kryesore të ditës, që mund t’i keni humbur:

-Tre shpërthime të fuqishme janë dëgjuar në Lviv dhe tymi i zi i dendur është parë që ngrihet mbi periferi të qytetit në perëndim të Ukrainës.

-Presidenti i SHBA Joe Biden ka zhvilluar bisedime me ministrat e mbrojtjes dhe të jashtme të Ukrainës në Poloni, takimet e nivelit më të lartë ballë për ballë që nga fillimi i luftës.

-Ministri i Mbrojtjes i Ukrainës thotë se Biden premtoi ndihmë shtesë ushtarake, por nuk dha asnjë detaj.

-Biden thotë se Putini priste të përçante NATO-n dhe u habit që kjo nuk ndodhi.

-Një tjetër gjeneral rus është vrarë në Ukrainë. Yakov Rezantsev është i shtati që vdes që nga fillimi i luftës, sipas zyrtarëve perëndimorë të mbrojtjes.

-Forcat ruse kanë marrë kontrollin e Slavutych, qyteti ku jetojnë punëtorët e termocentralit të zhdukur të Çernobilit, por banorët vendas kanë organizuar protesta, duke valëvitur flamujt ukrainas dhe duke kënduar këngë patriotike.

Stacionet televizive ruse kanë transmetuar një video të ministrit të Mbrojtjes Sergei Shoigu duke zhvilluar bisedime me gjeneralë të lartë. Ai nuk ishte parë prej dy javësh dhe kishte spekulime për gjendjen e tij shëndetësore./albeu.com


Shtuar 26.03.2022 16:53