Ndërsa situata politike është shumë e “nxehtë”, moti nga ana tjetër është shumë i ftohtë.
Në zonat veriore, verilindje e juglinde ka rënë borë dhe shumë qytetarë janë arratisur nga Tirana, për të shijuar fundjavën në këto zona.
Si duket dhe politikanët nuk i kanë rezistuar dëshirës për të shijuar dëborën me kryeministrin Edi Rama të parin që ka vendosur të shkojë në Malësi të Madhe.
Së bashku me bashkëshorten Linda dhe djalin e vogël Zaho, Rama ndodhet në Bogë, mes bardhësisë së fshatit turistik.2
Kreu i qeverisë ndau një foto në Facebook, ku shkruante: “#BeautifulAlbania, Buni Bajraktarit, Bogë, Malësi e Madhe”
Nga çfarë kuptohet Rama gjithashtu ka dashur të heqë pak dhe mendjen nga skandali i “McGonigal”, i cili po e “përndjek” prej ditësh, pasi ish-agjenti i FBI-së u arrestua dhe në dosjen hetimore përmendet një takim sekret mes tij dhe Charles McGonigal.
Nga ana tjetër, kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta, ndodhet në Pukë, por nga fotot që tregoi në Facebook, duket se është në një takim me të rinjtë, në kuadër të fushatës elektorale të zgjedhjeve të 14 majit 2023.
“Një takim i mrekullueshëm sot në Pukë me të rinj dhe të reja.
Partia e Lirisë është një mbështetje e fuqishme për të rinjtë pukjanë, që e duan vendlindjen dhe duan ta zhvillojnë atë në mënyrë të qëndrueshme.
Falenderoj Donin, Demirin dhe të gjithë bashkëmoshatarët e tyre për këtë ditë të mrekullueshme, që kaluam sot në Pukë e sidomos për idetë e tyre novatore”, shkruan Meta.
Kurse kreu i PD-së Sali Berisha nuk ka zgjedhur të lëvizë nga Tirana, por ka vazhduar me denoncimin për çështjen McGonigal dhe përgatitjet për protestën e thirrur më 11 shkurt, me qëllim rrëzimin e qeverisë Rama./albeu.com