Nga 22-vjeçarë te pensionistë, mosha mesatare e deputetëve të dalë nga 25 Prilli

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, përmes një postimi në rrjetin social Instagram, ka publikuar të dhëna në lidhje me moshën mesatarëve të kandidatëve për deputetë, fitues sipas rezultatit paraprak të zgjedhjeve.

Sipas KQZ, mosha mesatare sipas subjekteve politike është:

LSI: 45.5 vjeç

PS: 49.3 vjeç

PD: 49.5 vjeç

PSD: 49.7 vjeç

Kandidatja më e moshuar është Luljeta Bozo, 79 vjeç, e dalë nga lista e PS në qarkun Tiranë. Ndërsa kandidatja më e re është Andia Ulliri, 22 vjeç, e dalë nga lista e PD në qarkun Durrës.

Kujtojmë se më 25 prill u mbajtën zgjedhjet parlamentare në Shqipëri, ku forcë e parë doli PS me 74 mandate, e dyta PD me 59 mandate, e treta LSI me 4 mandate dhe e katërta PSD me 3 mandate. Partitë e tjera nuk arritën të siguronin asnjë vend në Parlament./albeu.com

 


Shtuar 7.05.2021 12:28