Duke nisur nga 1 Prill, ka hyrë në fuqi ligji i basteve sportive online. Të gjithë subjektet e interesuara, do të duhet të plotësojnë kriteret ligjore që të aplikojnë për të marrë licencë.
Siç e përcakton edhe ligji, në total do të jepen 10 licenca me afat 10-vjeçar, ku me secilën prej tyre mund të hapen një mijë njësi bastesh.
Të lidhura
None found
Në garë për licencën do të marrin pjesë vetëm ato kompani që kanë ushtruar aktivitet, në jo më pak se 3 shtete të BE/OECD dhe për jo më pak se 3 vjet.
Kujtojmë se ky ligj shkaktoi përplasje mes palëve, maxhorancë-opozitë, ku kjo e fundit kundërshtoi rikthimin e tyre.
