Netë plot emocione për Kledi Kadiun, por ky ishte momenti më i bukur për balerinin e njohur në Fest 62

Në finalen e madhe të Fest 62, e cila u zhvillua mbrëmjen e djeshme në kryeqytet ku performuan këngëtarë super të talentuar, e përbërë gjithashtu nga një juri super profesioniste dhe nën moderimin e Kledi Kadiu, Adriana Matoshit, Krisa Caushit dhe Xhuliano Xhules, ishte një natë e mbushur plot surpriza dhe momente emocionuese.

Emocionet e mëdha ishin dhe për balerinin e famshëm shqiptar Kledi Kadiu, i cili mbrëmjen e djeshme ishte i shoqëruar edhe nga bashkëshortja e tij, bukuroshja franceze Charlotte Lazzari, të cilët kanë një vajzë dhe një djalë.

Këtë e ka zbuluaar vetë bukuroshja franceze përmes një postimi në instagram, e cila krahas një fotoje ku dyshja ishin pranë njëri-tjetrit shkruan:

“Për të të mbështetur në këtë aventurë emocionuese. Krenare me ty @kledi”.


Shtuar 23.12.2023 23:13