Nesër, 17 shkurt, Kosova shënon 14-vjetorin e shpalljes së pavarësisë. Megjithatë, që sot kanë mbërritur urimet e para në adresë të presidentes Vjosa Osmani, nga presidenti i SHBA Joe Biden dhe ai Gjermanisë, Frank-Walter Steinmeier
Në letrën e urimit, Biden është shprehur se SHBA do të vazhdojë me mbështetjen ndaj Kosovës në përpjekjet për një marrëveshje me Serbinë që përfundon me njohje reciproke.
Ndërsa presidenti gjerman Frank-Ëalter Steinmeier nëpërmjet ambasadorit Jorn Rohde, me të cilin ka biseduar për situatën e përgjithshme në vend dhe rajon.
Edhe kryetari kroat i Presidencës së Bosnjës dhe Hercegovinës, Zheljko Komshiç e ka uruar Presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, me rastin e festës së Pavarësisë së Republikës së Kosovës.