Lamallari paralajmëron për zjarret: Zjarrvënia cilësohet krim, në Kodin Penal parashikohen deri në 15 vite burg

Ministri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari, u ka kërkuar qytetarëve të tregojnë kujdes maksimal dhe ndjenjë përgjegjësie për të shmangur zjarret, duke vënë theksin te fakti se çdo vatër e shkaktuar nga njeriu rrezikon jetën e njerëzve, pronën, pyjet dhe pasuritë natyrore, si edhe përbën vepër penale me ndëshkime të rënda. Në një mesazh në rrjetet sociale, Lamallari theksoi se mbrojtja e vendit nga flakët është detyrë e përbashkët.

“Kujdes! Zjarrvënia nuk është pakujdesi, por krim që ndëshkohet me burgim. Çdo zjarr i shkaktuar nga dora e njeriut është një kërcënim për jetën, pronën, pyjet dhe të mirën e përbashkët. Kërkohet më shumë përgjegjësi qytetare dhe gatishmëri për të mbrojtur çdo qytetar dhe shmangur katastrofa,” shprehet ministri Lamallari.

Të lidhura

None found

Ai kujtoi gjithashtu se ndryshimet e fundit në Kodin Penal kanë sjellë ashpërsim të dukshëm të masave ndëshkuese për zjarrvënien, në varësi të rrethanave dhe pasojave që ajo shkakton.

Kur zjarrvënia është e qëllimshme, dënimi shkon nga 5 deri në 8 vjet burg nëse kryhet gjatë stinës së nxehtë, në kushte që favorizojnë përhapjen e flakëve ose pranë zonave të banuara; nga 4 deri në 10 vjet burg nëse prek zona të mbrojtura, objekte të trashëgimisë kulturore, objekte kulti, monumente kulture ose infrastrukturë kritike; ndërsa nga 7 deri në 15 vjet burg kur kryhet me synim ndryshimin e kategorisë ose destinacionit të tokës.

Në mesazhin e tij, Lamallari vuri në dukje se pas çdo zjarri fshihet një barrë e rëndë njerëzore dhe materiale. “Një pakujdesi ose një veprim i qëllimshëm mobilizon qindra njerëz, dhjetëra mjete dhe helikopterë për të mbrojtur jetën, banesat dhe natyrën. Çdo zjarr lë pas humbje për natyrën, komunitetin dhe brezat që vijnë. Mbrojtja e Shqipërisë nga zjarret fillon me përgjegjësinë e secilit prej nesh,” theksoi ministri i Punëve të Brendshme. Apeli i tij ishte për bashkëpunim të qytetarëve në respektimin e rregullave të parandalimit të zjarreve, ndërsa çdo rast zjarrvënieje do të trajtohet me tolerancë zero.


bahis siteleriBursa Escortbahis sitelerijojobetgüvenilir bahis sitelerigüvenilir bahis siteleribahis sitelerigrandpashabetgrandpashabetkahraman haberdeneme bonusujojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişcasinofast güncel girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişUltrabetonline notaryjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişxbahisjojobetjojobet girişgiftcardmall/mygiftextrabetextrabet