SPB Tetovë ka bërë të ditur se një 14-vjeçare nga Kavadari ka humbur jetën, pasi ka rënë nga një luhatëse në parkun e Gostivarit. Sipas autoriteteve, trupi i saj është dërguar për autopsi.
Të lidhura
None found
“Më 09.07.2026 në ora 20:20 në SPB Tetovë, nga Qendra Mjekësore Gostivar është raportuar se në spital pa shenja jete është sjellë Sh.N. (14) nga Kavadari, me qëndrim në Gostivar.
Sipas raportimit, vajza e mitur ka rënë nga luhatësja në parkun e Gostivarit dhe më pas është dërguar në Qendrën Mjekësore Gostivar, ku në ora 20:55 mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen.
Prokurori publik është njoftuar për rastin, ndërsa me urdhër të tij trupi është dorëzuar për autopsi”, kanë deklaruar nga SPB Tetovë./Telegrafi/
