Greqia ka vendosur një shpërblim për të gjithë të rinjtë të cilët pranojnë të vaksinohen kundër COVID-19.
Sipas mediave greke, qeveria ka vendosur një shpërblim duke dhënë një sasi interneti në celularët e tyrë për këdo që pranon të vaksinohet.
Që nga 11 tetori, 50 GB internet falas do të jenë në dispozicion për tu përdorur nga të rinjtë e moshave 15-17 vjeç të cilët janë të vaksinuar plotësisht ose kanë marrë dozën e parë të vaksinës anticovid.
Ky shpërblim do të jetë në dispozicion për 5 muaj radhazi ku çdo muaj të rinjtë e vaksinuar do tu shpërndahen nga 10 GB internet.
Nga ana tjetër një filozofi e ngjashme do të përdoret për një grup moshë tjetër tek të rinjtë që janë deri në 29-vjeç ku parashikohet që të ulen tarifat e telefonit celularë pas vaksinimit. Vlefshmëria e këtyre uljeve do të jetë deri më 1 janar të viti 2022.
Përfitimi është domethënës dhe bazuar në të dhënat e Zyrës së Kontabilitetit të Përgjithshëm të Shtetit në Greqi, po flasim për 68 milionë euro në total për qytetarët.