Nëse doni flokë të shëndetshëm, mos i ndani këto 4 ushqime nga vaktet tuaja

Për të pasur flokë të fortë dhe me shkëlqim, duhet të ndiqni një dietë me një shumëllojshmëri ushqimesh, por për flokë më të shëndetshëm duhet të konsumoni patjetër ushqimet e renditura më poshtë

Veza

Vezët janë të pasura me biotinë. Biotina është një vitaminë esenciale për rritjen e flokëve, por edhe për shëndetin e kokës në përgjithësi. Ushqime të tjera që përmbajnë sasi të konsiderueshme të biotinës janë: bajamet, salmoni, avokadoja dhe djathërat me yndyrë të ulët etj.

Spinaqi

Spinaqi konsiderohet një ushqim i mirë për floket, për shkak të acidit folik dhe hekurit që përmban. Acidi folik është një vitaminë që ndihmon në prodhimin e qelizave të kuqe të gjakut ndërsa hekuri ndihmon qelizat e kuqe të gjakut të mbajnë oksigjen. Në rastet e mungesës së hekurit, qelizat nuk mund të marrin oksigjen të mjaftueshëm për të punuar si duhet dhe si pasojë mund të kemi edhe humbje të rënda të flokëve. Kjo është arsyeja pse ju duhet të hani ushqime që përmbajnë acid folik dhe hekur.

Specat

Specat e kuq, të gjelbër dhe të verdhë janë të pasur me vitaminën C. Vitamina C ndihmon në ruajtjen e shëndetit të flokëve në dy mënyra. Së pari, vitamina C rrit hekurin, i cili merret me anë të konsumimit të ushqimeve me origjinë bimore. Së dyti, vitamina C kontribuon për prodhimin e kolagjenit, i cili prodhon dhe rigjeneron flokët. Mangësitë e vogla të kësaj vitamine mund të krijojnë flokë të thatë që këputen shumë lehtë. Ushqime të tjera që përmbajnë vitaminë C janë: luleshtrydhet, kivit, agrumet, brokolit dhe domatet.

Midhje

Midhjet janë një burim shumë i mirë i zinkut. Zinku është element bazë i keratinës (një komponent bazë i flokut). Nivelet e ulëta të zinkut shkaktojnë humbjen e flokëve dhe rritjen e ngadalshme të tyre. Ushqime të pasura me zink janë: ushqimet e detit, mëlçi, mish viçi, drithërat, djathërat dhe kosi.


Shtuar 20.02.2023 18:07