Një zyrtar i lartë afgan ka bërë një rrëfim dramatik për Sky Neës. Ai tha se shumë nëna kanë hedhur fëmijët e tyre në oborrin me gjemba në Kabul dhe u kanë kërkuar ushtarëve t’i shpëtojnë. Në rrëfim zyrtari afgan thotë se disa fëmijë u ngatërruan në telat shpues.
Kujtojmë se deri më tani, në aeroportin e Kabulit kanë humbur jetën 12 persona, ndërkohë që mijëra të tjerë janë ende duke u përpjekur të largohen nga Afganistani përmes aeroportit Hamid Karzai.
Nuk është e qartë nëse viktimat u qëlluan nga talebanët apo vdiqën pas rrëmujës së shkaktuar nga të shtënat.
Episodi pason vrasjen e tre njerëzve dje nga fondamentalistët në Jalalabad, 100 kilometra në jug të Asadabad, në rrethana të ngjashme.
Në mesin e kësaj situate kaotike, talebanët vazhdojnë t’u bëjnë thirrje afganëve që të kthehen në shtëpitë e tyre./albeu.com