DETAJET/ Nëna e vrarë në shtëpi e babai i varur në pemë, si djali zbuloi krimin e rëndë në familje (FOTO LAJM)

Një krim i rëndë ka ndodhur pasditene  sotme në qarkun e Elbasanit. Ndërkohë që nuk është bërë 1 muaj nga vrasja e Luljeta Bozos, një tjetër krim në familje ka tronditur qytetarët. Në Librazhd, një burrë ka masakruar me sëpatë gruan e tij duke i marrë jetën, e më pas ka varë veten në një pemë.

Burimet për albeu.com bëjnë me dije se autori është Qemal Bici 56-vjeç i cili masakroi me sëpatë gruan e tij, Menderie Bici. Pas këtij krimi horror, burri ka varur veten në një pemë afër banesës.

Të lidhura

None found

Dyshohet se në kohën e krimit të rëndë, nuk ka pasur asnjë njeri tjetër në banesë. Çifti janë prindër të katër fëmijëve, njëri prej të cilëve ka gjetur kufomat e prindërve të tij në shtëpi dhe ka lajmëruar policinë.

NJOFTIMI I POLICISË:

Librazhd/ Informacion paraprak

Në fshatin Dragostunjë, Librazhd, në banesë shtetasi Q.B., rreth 56 vjeç, në rrethana ende të paqarta dyshohet se ka vrarë me mjet të mprehtë ( sopatë) bashkëshorten e tij shtetasen M.B., rreth 53 vjeçe dhe më pas ka varur veten.

Grupi hetimor nën drejtimin Prokurorisë ndodhet në vendgjarje dhe po punohet për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes. /albeu.com/

 

 


Shtuar më 7.06.2021 20:16

dünyanın en iyi bahis siteleriBursa Escortgüvenilir bahis sitelerijojobetyasal bahis siteleritürkiye yasal bahis sitelerijojobetjojobet girişjojobet güncel girişjojobetjojobet girişjojobet güncel giriştürkiye yasal bahis sitelerislot sitelerijojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişcratosroyalbet