Pamje të rënda, momenti i ekzekutimit të shqiptarit në Greqi (VIDEO)

Mediet greke kanë publikuar videon ku duket momenti i ekzekutimit të shqiptarit Aris Papa-s në qendër të Athinës, ndërsa ishte duke konsumuar një kafe.

32-vjeçari i akuzuar dhe përfshirë në vrasje dhe drogë ishte ulur në ambientet e jashtme të lokalit dhe po shihte në telefon. Në atë moment, autori është afruar duke e qëlluar disa herë nga pas me pistoletë.

Gjatë kohës kur qëllohet, i riu shqiptar bie në tokë, duke u zvarritur hyn brenda lokalit dhe më pas ndërron jetë, ndërsa autori largohet me shpejtësi.

Shqiptari u kishte shpëtuar më parë tre atentateve më parë. Përsa I përket vrasjes së tij, nuk është arrestuar asnjë autor./albeu.com

 


Shtuar 7.06.2021 20:19