E BUJSHME/ Xhaka blerja e parë e Mourinhos te Roma, marrvëshja shume pranë (FOTO LAJM)

Granit Xhaka është gjithnjë e më afër Romës, raporton football.london, shkruan Albeu.com.

Drejtori i përgjithshëm Tiago Pinto gjatë javës së fundit kishte intensifikuar kontaktet me klubin londinez në përpjekje për të mbyllur marrëveshjen para fillimit të Kampionatit Evropian që Xhaka do të luajë me Zvicrën.

Roma kishte ofruar 15 milion për lojtarin që Mourinho e pëlqen aq shumë, ndërsa skudra angleze kërkon 23, ndoshta marrëveshja do të mbyllet për 18 milion euro.

E sigurt është që Tiago Pinto do të insistojë në mbylljen e marrëveshjes duke i dhënë blerjen e parë Mourinhos. /albeu.com/


Shtuar 7.06.2021 20:13