Nën efektin e lëndëve narkotike dhe në sens të kundërt, e reja përplas 3 makina në Tiranë

Policia ka arrestuar një 31-vjeçare pasi duke drejtuar automjetin, në efektin e lëndëve narkotike dhe në sens të kundërt me lëvizjen, ka goditur tre automjete të parkuara.

“A. O., 31 vjeçe, banuese në Tiranë, pasi duke drejtuar automjetin, në efektin e lëndëve narkotike dhe në sens të kundërt me lëvizjen, në rrugën “Haxhi Hysen Dalliu”, ka goditur tre automjete të parkuara, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe për pasojë automjeti ka dalë nga rruga”, thuhet në njoftimin e policisë./albeu.com


Shtuar 18.07.2023 12:14