Met Gala në fakt formalisht quhet “ Insituti i Veshjeve të Muzeut Metropolitan të Artit”. Pra në thelb ky Insitut duhet të financojë veten dhe krijon një festë në hapjen e ekspozitës vjetore të modës ku mbledh fonde. Kjo ceremoni përsëritet çdo vit që nga 1948 dhe njihet si një nga netët më të mëdha të mbledhjes së fondeve në New York.
Këtë vit Met Gala u mbaj me 13 shtator dhe me siguri këto ditë rrjetet tuaja sociale janë pushtuar nga fotot e yjeve që parakaluan në “Met Gala 2021”. VIP-at u shfaqën në tapetin e kuq me veshje nga më të çuditshmet e mundshme te ato më ekstravagantet.
Por mesa duket tapeti i kuq paska qenë vetëm fillimi, pasi këto yje botërore janë “shëndëruar” për në festën që është zhvilluar pas ceremonisë.
Në “Met Gala After-Party” janë parë veshje akoma më të tepruara të cilat mund t’i ndiqni më poshtë./albeu.com/