Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov, është shprehur se Rusia nuk e ka sulmuar Ukrainën dhe sipas tij, spitali i bombarduar ka qenë bosh.
Komentet Lavrov I bëri gjatë një konferenca për mediat të mbajtur pas takimit me ministrin e Jashtëm Ukrainas, ku u shpreh se Perëndimi “po sillet në mënyrë të rrezikshme”.
“Ne nuk e sulmuam Ukrainën,” shpjegoi ai, duke pretenduar se Rusia po kërcënohej dhe duhej të mbronte rajonet e Donetsk dhe Luhansk, të cilat Moska i sheh si të pavarura nga Ukraina.
Gjatë konferëncës ai u pyet nga nga gazetarët lidhur me bombardimin e një spitali në Mariupol Lavrov tha se media nuk kishte dhënë një histori të qartë për atë që kishte ndodhur dhe se ndërtesa ishte bosh nga pacientë dhe nën kontrollin e “radikalëve” ukrainas.