Prokuroria holandeze kërkon dënimin me 30 muaj për Eljo Bitrin, 36-vjeçarin shqiptar i kërkuar nga SPAK dhe në Belgjikë për vrasje.
Eljo Bitri, u arrestua më 30 nëntor të 2022 në Holandë .
Ai akuzohet për një sërë veprash penale, nga vrasja tek shpërthimet me tritol në Durrës dhe Elbasan.
Eljo Bitri dhe Nuredin Dumani
I njohur ndryshe me emrin Bledar Debrova, ai ishte në listën e 14 personave të shpallur në kërkim nga SPAK në kuadër të operacionit të koduar “Plumbi i Artë” ku u kap dhe Nuredin Dumani.
Ky i fundit në dëshmitë e tij e ka përmendur Eljo Bitrin si një prej personave që kanë planifikuar vrasjen e Sokol Sanxhaktarit.
Janë 7 episode të ndodhura, mes të cilave vrasja e Dorjan Shkozës dhe Anxhelo Avdiajt, Emiljano Ramazanit, Sokol Sanxhaktarit, sulmi me eksploziv i banesës së Talo Çelës etj.
1.“Shkatërrim i pronës me eksploziv” në dëm të shtetasit Mustafa Subashi (ngjarje e ndodhur në Durrës në datën 29.01.2020) dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, kryer në bashkëpunimin e posaçëm në formën e grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal dhe organizata kriminale”, parashikuar nga nenet 152 dhe 278/1, 28/4, 333/a dhe 334 të Kodit Penal./albeu.com/