Në Gran Gala del Calcio” zgjidhen më të mirët: Ronaldo në fushë, Gasperini trajner, klubi dhe formacioni

Cristiano Ronaldo është shpallur si lojtari më i mirë në Serie A për sezonin 2019-20. Trajneri më i mirë u shpall Gian Piero Gasperini, ndërsa klubi Atalanta.

“Gran Gala del Calcio” në edicionin e 10-të, ka shpallur fituesit për sezoni e i kaluar, duke vlerësuar trajnerin, gjyqtarin dhe lojtarin më të mirë.

Juventusi i Maurizio Sarri që mori Scudetton kishte tre lojtarë në formacion, të votuar nga një juri e përbërë nga trajnerë, gjyqtarë, gazetarë dhe lojtarë.

Ciro Immobile e përfundoi si golashënuesi kryesor në Serie A 2019-20, ndërsa Gian Piero Gasperini si trajneri më i mirë.

Ronaldo u shpall lojtari më i vitit, ndërsa Cristiana Girelli po ashtu e Juventusit si lojtarja më e mirë femër.

Atalanta u shpall klubi më i mirë, pasi e mbylli sezon në vendin e tetë në Serie A dhe u kualifikua në çerekfinale të Ligës së Kampionëve.

Gran Galà del Calcio: Fituesit

Formacioni i vitit: Donnarumma; Gosens, De Vrij, Bonucci, Theo Hernandez; Barella, Gomez, Luis Alberto; Dybala, Immobile, Ronaldo.

Trajneri më i mirë: Gian Piero Gasperini (Atalanta)

Gjyqtari më i mirë: Daniele Orsato

Lojtarja më e mirë femër e vitit: Cristiana Girelli (Juventus)

Lojtari më i mirë mashkull i vitit: Cristiano Ronaldo (Juventus)

Skuadra më e mirë: Atalanta

Shtuar 19.03.2021 09:03