Në bashkëpunim me kushëririn e tij, 31-vjeçari dhunon familjarët e ish-gruas në Tiranë

Policia në Tiranë ka arrestuar R. M., 31 vjeç dhe kushuriri i tij shtetasi L. P., 18 vjeç, pasi shtetasi R. M, ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj familjarëve të ish-bashkëshortes së tij, ndërsa shtetasit L. P, gjatë kontrollit fizik të ushtruar iu gjet dhe iu sekuestrua një armë e ftohtë(dorezë metalike).

Gjithashtu, u arrestua në flagrancë i shtetasit D. B., 32 vjeç, pasi në kundërshtim me vendimin e Gjykatës ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij, e cila është e pajisur me urdhër mbrojtje.

Në pranga ka rënë edhe shtetasi A. D., 61 vjeç, pasi u kap duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të metejshme hetimore./albeu.com


Shtuar 25.09.2021 11:45

Tags: ,