Ndryshimi i kufijve të Kosovës, Berisha zbulon prapaskenat dhe rolin e Ramës

Ish-kryeministri Sali Berisha ka zbuluar detaje të tjera lidhur me atë që ai pretendon se janë prapaskenat për ndryshimin e territorit të Kosovës.

I ftuar në emisionin “Çim Peka LIVE”, Berisha tha se pasardhësi i tij, Edi Rama i kishte sugjeruar ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçit që të binte dakord me të.

“Rama i tha Thaçit, gabim i madh që nuk e konsultove me Berishën. Dhe kërkoi ai që të takohej pas me mua, unë nuk e prita. Se bënte takime të fshehta, bashkë me Edi Ramën. Asnjë metër katror nuk kemi të huaj ne. Si mund të japim territor ne?,”-tha Berisha.

Shtuar 10.06.2021 09:06