U sulmua me shkopinj bejsbolli e ndërroi jetë nga plagët, ky është i riu shqiptar që vdiq në Itali (FOTO LAJM)

Ditën e djeshme ndërroi jetë në Itali i riu Atilio Ndrecaj, 23-vjeç. I riu u sulmua bashkë me një shok italian me shkopinj bejsbolli, nga një grup personash dhe ndërroi jetë në spital.

Në gjendje të rëndë për jetën është edhe shtetasi italian, Pier Francesco Ferrari. Ngjarja ndodhi në një parkim në Mottella, ku shqiptari dhe italiani u zunë në pritë nga një grup prej 4-5 vetash, të cilët kishin me vete sende të forta. Famijarët e tij kanë postuar dot të të riut, duke i dedikuar edhe nga një mesazh ngushëllimi familjes.

I riu nga Lezha, Ndreca njihej në vendlindje si njeri i qetë dhe pa probleme, ndërsa ende nuk dihet pse mes tyre ka nisur sherri. /albeu.com/

 

Shtuar 4.07.2021 20:42