Ndodhi edhe kjo! Hajduti hyn në shtëpi por nuk gjen para, i lë shënim pronarit: Pse e mbyllni kot?

Ndodhi edhe kjo! Një hajdut në Indi pasi ka hyrë në shtëpi dhe ka gjetur një sasi shumë të vogël parash, i ka lënë një shënim pronarit të shtëpisë.

Vjedhja është kryer në shtëpinë e një zyrtari qeveritar në Devas, ku  kishte shumë pak para.

I zhgënjyer shkruan: “pse e mbyllni shtëpinë kur nuk keni para brenda…?”.

Sipas autoriteteve lokale të policisë, rreth 30,000 rupi indianë (345 euro) dhe disa bizhuteri u vodhën nga shtëpia.

Viktima i vjedhjes e kuptoi se çfarë kishte ndodhur kur u kthye në shtëpi mbrëmjen e së shtunës së kaluar.


.

 


Shtuar 14.10.2021 21:11