Basha “i përzgjedhuri” i SHBA? Delegacioni i Senatit e nisi pikërisht me të turin e takimeve

Delegacioni i Senatit Amerikan vizitoi sot selinë e Partisë Demokratike dhe u takua me kryetarin e kësaj force politike, Lulzim Bashën.

Delegacioni kryesohej nga dy përfaqësues të lartë të Partisë Republikane, Robert Karem, i cili ka shërbyer si Ndihmës Sekretar i Mbrojtjes për Çështjet e Sigurisë Ndërkombëtare dhe Paul Grove, zyrtar i Nënkomitetit të Shtetit për Operacionet e Jashtme.

Vlen për t’u përmendur se zyrtarët e lartë amerikanë e nisën turin e takimeve me kryeopozitarin Basha.

Ndoshta vizita e tyre ishte një mbështetje për kreun e PD-së pas përplasjeve të këtij të fundit me ish-kryeministrin Berisha. Edhe vetë ambasadorja amerikane, Yuri Kim, dha një mesazh të fortë pas kthimit të saj nga Shtetet e Bashkuara.

Vizita e tyre me në fokus sigurinë e rajonit, demokracinë dhe sundimin e ligjit, me Bashën përcjell mbështetjen për kreun e demokrateve, po ashtu dhe për qasjen e tij ndaj këtyre çështjeve./albeu.com