Ndodhi dhe kjo! Rama nderohet në ceremoninë e tij për infermierët: O jo, nuk e pranoj! (VIDEO)

Në Ditën Botërore të Infermierëve, Rama bashkë me ministren e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu dhe ndërkombëtarë të tjerë kanë mbajtur një fjalë të shkurtër duke falenderuar bluzat e bardha për kontributin e tyre.

Në fund të fjalës së tij, kreu i qeverisë është “surprizuar” nga presidentja e Urdhërit të Infermierëve, Blerina Duka, e cila “pa e ditur Rama” i ka dhuruar certifikatën e nderit.

Por kryesocialisti ka vijuar debatin për disa minuta duke u munduar që të arsyetojë se përse nuk mund ta pranonte dhuratën, ndërsa përballej me turmën e ‘zhgënjyer’ që shoqëronin me pasthirrma refuzimet e tij. (video min: 1:01:42 )

Edi Rama: Po unë sa fola mirë për gratë! Tani me lejen tuaj unë nuk do ta marr certifikantën. E refuzoj ta marr.

Turma: Aaaaa

Edi Rama: Nuk më takon por duke qenë se nuk doni ta lini në siklet presidenten, certifikatën ta mbaj urdhëri dhe unë ta marrë pasi të jetë rritur paga me 40%. Do na çoni në Portokalli me të drejtë.

Blerina Duka: Njerëzit që punojnë vlerësohen.

Edi Rama: E di xhan e di. Unë nuk e marr se nuk e meritoj. Nuk ka shans që të vij këtu sot për t’ju nderuar ju dhe i vetmi që marr nderim jam unë. Llampën do ta marr sepse do më kujtoj që të marr certifikatën kur të rris pagën me 40%.

Shtuar 12.05.2021 19:54