Ndodh në Vlorë! Nxënësit e klasës së parë dhe të 2-të mësojnë në bar-kafe (FOTO LAJM)

Pandemia e COVID-19 ka vështirësuar arsimin e nxënësve në përpjekje për të respektuar edhe masat anti covid. Ndërkohë që mësimi ka nisur tashmë, pamje të pazakonta vijnë nga Vlora.

Një mësimdhënie e pazakontë ndodh aktualisht në fshatin Babicë të Vlorës ku nxënësit e klasës së parë dhe të dytë zhvillojnë mësimin në bar-kafe për shkak se shkolla “Selam Musai” është duke u rikonstruktuar.

Fëmijët e 9-vjeçares shkojnë në shkollat e qytetit ndërsa fëmijët e klasës së parë dhe të dytë mësimin e zhvillojnë në një bar kafe.

Këtë gjë e kanë pranuar edhe mësuesit, të cilët u shprehën se kjo ishte e vetmja zgjidhje që mundën të gjenin në bashkëpunim me prindërit e nxënësve.

“Duke u ndihmuar edhe nga prindërit gjetëm këtë zgjidhje. Unë kam klasë të parë, mësuesja ka klasën e dytë. Tani cfarë të bëjmë nuk gjetëm zgjidhje tjetër. U ndanë në dy shkolla, fëmijët nuk mund t’i conim t’i transportonim.

Kështu që ky ështëshqetësimi, edhe i joni pra i mësuesve edhe i prindërve. Klasat e tjera janë mbasdite tek shkolla. Këtë zgjidhje na mundësoi drejtoresha”- shprehen mësuesit për fax news.

 


Shtuar 6.10.2021 11:05