Ndodh edhe kjo, kishte lënë makinën larg banesës sepse rruga ishte e bllokuar nga bora, të riut i vjedhin ‘Benz’-in

Mbrëmjen e djeshme, një ngjarje e pazakontë ka ndodhur  në fshatin Gërman të Njësisë Administrative Komsi në Mat.

Një banor i këtij fshati, kishte lënë automjetin pak larg banesës, pasi rruga kishte dëborë e nuk shkonte deri aty.

Por kur është zgjuar në mëngjes, ka vënë re që automjeti nuk ishte aty ku e kishte lënë.

Shtetasi me inicialet V.S., ka bërë denoncim pranë Komisariatit të Policisë Mat dhe kërkon t’i gjendet automjeti.


Shtuar 24.01.2024 11:58